Largimi i Qaqit, Laçi në gjurmët e ish-mbrojtësit të Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 16:11

Largimi i Qaqit, Laçi në gjurmët e ish-mbrojtësit të Shkëndijës

Laçi siguroi Europën në sezonin që lamë pas dhe kurbinasit kanë nisur punën për rindërtimin e skuadrës. Nga nesër, trajneri i ri Besnik Prenga do të zbresë në fushë për të startuar stërvitjen me laçianët.

teqja

Tekniku i ri do të startojë me njohjen e kontingjentit që ka në përbërje për të evidentuar më pas ndërhyrjet që duhen kryer, në bashkëpunim me presidentin Laska. Sa i përket merkatos, Laçi do të vihet në kërkim të shërbimeve të Olsi Teqjes.

teqja

Ish-mbrojtësi i Shkëndijës dhe Tiranës e njeh mirë ambientin te klubi kurbinas, me të cilin ka luajtur në të shkuarën dhe ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Pas aventurës te Shkëndija, Teqja është aktualisht një futbollist i lirë dhe për kurbinasit mund të jetë një opsion për të zëvendësuar të larguarin Qaqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"