Largimi i parë/ Nuk bindi drejtuesit, Flamurtari i jep “dorën” brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 12:43

Largimi i parë/ Nuk bindi drejtuesit, Flamurtari i jep “dorën” brazilianit

Flamurtari është më shumë i përqendruar te hyrjet sesa te daljet në merkaton e dimrit. Trajneri Dritan Resuli konfirmoi për “Panorama Sport” pak ditë më parë se nuk e ka luksin të largojë lojtarë, por ato janë të pashmangshme.

Flamurtari

Braziliani Klebson Freitas nuk po duket në stërvitje gjatë kësaj faze përgatitore, ndonëse klubi i ka prerë biletën e kthimit nga Brazili. Ai mbërriti në tetorin e shkuar në Vlorë dhe u cilësua nga klubi si një lojtar i perspektivës.

Klebson Freitas de Souza ishte 18 vjeç kur mbërriti te Flamurtari. Të gjithë karrierën e tij e ka modeste, për shkak edhe të moshës, e ka zhvilluar në Brazil. Ai luan si mesfushor dhe iu sugjerua klubit si lojtar me cilësi të mira.

Klubi nuk i bëri ndonjë prezantim zyrtar Klebson Freitas dhe duket se në këtë periudhë ka qenë në provë sesa në objektivat e klubit. Braziliani është provuar nga trajneri Dritan Resuli dhe nuk është se ka bindur. Mesfushori u aktivizua pak duke luajtur vetëm si zëvendësues. Nisur nga numri i limituar i lojtarëve jashtë qarkut, klubi me sa duket, i “ka dhënë duart” brazilianit.

SITUATA – Flamurtari po kalon disa probleme, por jo shqetësuese. Për shkak se është prekur nga viroza, Mateo Qarri nuk është paraqitur në stërvitje. Janë duke u rikuperuar nga dëmtimet dy lojtarë titullarë. Kapiteni Andi Ribaj e ka lënë pas dëmtimin në kavilje.

Probleme ka pasur edhe Ditmar Bicaj, që për shkak të dëmtimit të tendinës nuk është aktivizuar për disa javë. Lezhjani po rikuperohet dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"