Largimi i parë nga Milani, lojtari kuqezi pranë transferimit tek klubi i Erdoganit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 20:38

Largimi i parë nga Milani, lojtari kuqezi pranë transferimit tek klubi i Erdoganit

Milan po punon për largimet dhe është shumë pranë largimit të menjëhershëm të mbrojtësit brazilian, Leo Duarte.

duarte

Sipas asaj që zbulon “CalcioMercato.com”, dy drejtuesit kuqezinj, Paolo Maldini dhe Frederik Masara janë pranë shitjes së Leo Duartes tek klubi në pronësi të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Istanbul Bashakshehir me formulën e huazimit të thjeshtë 6-mujore deri në qershor.

Ish-lojtari i Flamengos kishte kërkesa dhe nga klubet e Brazilit, por në orët e fundit po punohet që të transferohet në Turqi.

Leo Duarte me Milanin ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe përfiton një milionë euro neto në sezon.

Ai do të zbarkojë në Stamboll në 24-48 orët e ardhshme për të kompletuar transferimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"