Largimi i Nikajt, ja kush do e drejtojë Burrelin në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2021 | 22:08

Largimi i Nikajt, ja kush do e drejtojë Burrelin në kampionat

Tronditet Burreli. Sikur të mos mjaftonte dorëheqja e Samuel Nikajt direkt pas humbjes me Dinamon dhe mbi të gjitha largimi nga gara për kreun e Grupit A, tri javë para finishit “masakrohen” edhe nga Komisioni i Disiplinës.

Nikaj

Këta të fundit nuk kanë kursyer as trajnerin e larguar tashmë për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve në ndeshjen kundër Dinamos, duke e pezulluar me 8 ndeshje. Vendim ky që nuk do të ndihet, derisa shkodrani e ka lënë detyrën dhe për 270 minutat e fundit në “komandë” do të jetë Renato Hoti, që ka pasur postin e zv.trajnerit deri më tani.

Njësoj e ka pësuar edhe drejtori sportiv Klevis Gjoka. Megjithatë, më i rëndë është ai për Taulant Sefgjinajn. Mesfushori mori të kuq në kryeqytet, por dënimi me 10 ndeshje i vjen prej faktit se tentoi të sulmonte arbitrat. U desh që të ndërhynin stjuartët që situata të mos agravohej dhe qetësohej laçiani.

DRITAN KURTI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"