Largimi i mundshëm i Ançelotit, në Itali del në skenë emri i… Edi Rejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 22:45

Largimi i mundshëm i Ançelotit, në Itali del në skenë emri i… Edi Rejës

Situatë aspak e qetë te Napoli, teksa stoli i Karlo Ançelotit është lëkundur ndjeshëm pas ecurive negative në Serinë A.

carloancelotti-cropped_vmx8bpeedi0o1xoytdwka673q

Mediat italiane kanë filluar të mendojë për zëvendësuesin e Ançelotit në rast largimi të teknikut napolitan. Sipas “napolicalciolive.com”, një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Ançelotin është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja.

201115690-6aa6913a-c87a-437b-8696-4ed6bb7dad69

Sipas mediave pranë klubit të kaltër, Reja ka lidhje të ngushta me presidentin De Laurentis si dhe tifozerinë napolitane. Gjithashtu alternativa të mundshme janë edhe Zdenek Zeman dhe Xhenaro Gatuzo, gjithsesi e gjitha në kuadrin e aludimeve, pasi nuk bëhet fjalë për diçka konkrete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"