Largimi i mesfushorit para përfundimit të kampionatit, Skënderbeu sqaron tifozët: Ja e vërteta me lojtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 13:55

Largimi i mesfushorit para përfundimit të kampionatit, Skënderbeu sqaron tifozët: Ja e vërteta me lojtarin

Pas publikimit të lajmit në “Panorama Sport” për largimin e mesfushorit, Zhan Ndeki nga Skënderbeu, ka reaguar së fundmi edhe vetë klubi korçar.Ndeki55

Në një postim në faqen zyrtare Skënderbeu shkruan se kishte kontratë për huazimin e lojtarit deri më 31 maj me Fortuna Dyseldorfin në Gjermani, por për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe kushteve të krijuara, palët arritën një marrëveshje për shtyrjen e huazimit deri në përfundim të sezonit.

Gjithashtu klubi shton se në kushtet kur lojtari kishte një dëmtim dhe kërkonte trajtim të specializuar jashtë shtetit u vendos që palët të mbyllnin bashkëpunimin me marrëveshje.

Postimi i klubit:

“Klubi Futbollit “Skënderbeu” pas lajmeve për largimin e Jean Ndecky nga Klubi bardhkueq në median e shkruar kërkon të sqarojë publikun se:

KF Skënderbeu pas marrëveshjes me Klubin Gjerman të Fortuna Düsseldorf ka pasur një kontratë huazimi me lojtarin që përfundontë në 31 maj.

Në kushtet e krijuara nga Pandemia “COVID-19” palët arritën marrëveshjen për shtyrjen e bashkëpuninit deri në përfundimin e sezonit 2019/20.

Më pas në kushtet kur lojtari kishtë një dëmtim që kërkonte trajtim të specializuar jashtë shtetit, konkretisht në Francë, palët e mbyllën me mirëkuptim marrëveshjen e arritur.

KF Skënderbeu falenderon palët për bashkëpunimin dhe i uron Jean Ndecky suksese në vijim.

Faleminderit për mirëkuptimin !”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"