Largimi i Mërgjyshit, ja kush e merr drejtimin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 22:55

Largimi i Mërgjyshit, ja kush e merr drejtimin e Laçit

Pas largimit të papritur ditën e sotme të Artan Mërgjyshit nga stoli i Laçit, vendin e lënë bosh pritet që ta marrë Migen Memelli. Ish-trajneri i U-19 te Tirana, mbante postin e zëvendësit të Mërgjyshit tek kurbinasit.

Memelli

Tashmë, ai do të drejtojë seancat stërvitore të Laçit, si edhe do të jetë trajneri i përkohshëm. Memelli mund të mbajë postin e trajnerit edhe në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Luftëtarit, nëse deri në atë ditë drejtuesit e Laçit nuk marrin një trajner të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"