Largimi i Mensah lë një “gropë” të madhe në sulm, Laçi mendon për zëvendësuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2017 | 13:15

Largimi i Mensah lë një “gropë” të madhe në sulm, Laçi mendon për zëvendësuesin

Laçi po vijon përgatitjet për sezonin e ri. Kurbinasit janë ndër të vetmet ekipe (prej atyre që nuk ishin në Europë) që kanë startuar më herët punën. Nën urdhrat e Stavri Nicës janë vënë një pjesë e lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar dhe ata të cilët janë nën kontratë.

Kukesi - Laci

Gjatë javës së shkuar u vëzhguan edhe disa elementë të rinj, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të bërë disa afrime, në mënyrë që të zëvendësohen lojtarët e larguar, si dhe të përforcohet grupi me elementë të afirmuar.

Për prurjet e reja po punohet në “fshehtësi”, ndërsa prioritet për klubin dhe stafin teknik është pikërisht ofensiva. Mensah ka lënë një “gropë” të madhe në majën e sulmit, ndaj klubi po operon që të gjejë zëvendësuesin ideal. Duke qenë se tregu vendës nuk ofron shumë opsione, Laçi ka hedhur vështrimin sërish jashtë vendit dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë edhe zyrtarizime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"