Largimi i Manesë “hap derën” dhe për të tjerët, një tjetër sulmues i jep lamtumirën Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 22:24

Largimi i Manesë “hap derën” dhe për të tjerët, një tjetër sulmues i jep lamtumirën Liverpulit

Liverpuli duket se po kryen një “spastrim” në repartin e avancuar ku pas transferimit të Sadio Mane te Bajerni edhe sulmuesi tjetër i skuadrës Takumi Minamino është larguar.

65656

Sipas raportimeve nga “Goal”, futbollisti japonez do të transferohet ne skuadra e Monakos, e cila ka arritur një marrëveshje me Liverpulin për shifrën e 18 milionë eurove.

Minutazhi i pakët në drejtimin e Jurgen Klop ishte arsyeja kryesore që e detyroi Minaminon të kërkonte një skuadër tjetër, me 27-vjeçarin që do të nisë kështu një aventurë të re në Ligue 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"