Largimi i Kashamit, Besëlidhja tenton një ekspert të kampionatit shqiptar për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 14:27

Largimi i Kashamit, Besëlidhja tenton një ekspert të kampionatit shqiptar për stolin

Besëlidhja tenton Agim Canajn për stolin. Pas largimit të Ndriçim Kashamit, klubi ka menduar që të marrë një trajner me eksperiencë në stol. Për këtë motiv kanë kontaktuar trajnerin e mirënjohur kryeqytetas. Nuk dihet nëse 56-vjeçari do të pranojë festën që i është bërë prej presidentit Gjok Noka, megjithatë në vazhdim do të zbulohet diçka më shumë. Gjatë karrierës së tij, Canaj ka drejtuar ekipe si Dinamo, Lushnja, Shkumbini, Besa, Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia, Gramozi, Bylis e Kukësi dhe kjo CV ka bërë që drejtuesit ta konsiderojnë si të duhurin për të realizuar objektivat.

Agim Canaj ne Vllaznia-Laci 3-0

Përgatitjet – Besëlidhja vijon stërvitjen nën drejtimin e Gledis Lanit. Java e gjashtë e kampionatit rezervon derbin e Bashkisë Lezhë mes Besëlidhjes dhe Shënkollit, një sfidë që po vlerësohet maksimalisht. Skuadrës nuk i lejohen më hapa fals, pasi në pesë javë kampionat ka vetëm 6 pikë, çka e penalizon në rrugën drejt objektivave.

Beselidhja-540x336

Merkato – Ndonëse është ende shumë herët për të folur për merkaton e janarit, në klub po mendojnë që tani për afrimet. Dhe duket se Serbia do të jetë destinacioni i preferuar i klubit. Këtë e konfirmon ish-mesfushori i Besëlidhjes, Milan Gjorgjeviç. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, ai deklaroi se ai vetë dhe dy lojtarë do të transferohen në Shqipëri. Edhe pse nuk përmend Besëlidhjen, ai shpjegon se ai vetë dëshiron që ta mbyllë karrierën në Lezhë. “Ndonëse jam drejt fundit të karrierës futbollistike për shkak të moshës, mendoj se është ende herët për t’i varur ‘këpucët në gozhdë’.

Agim Canaj

Kam ende energji për të luajtur futbollin profesionist. Pas largimit tim nga Besëlidhja jam aktivizuar kryesisht me skuadra të ligës së parë të Serbisë, përfshi edhe OFK-në e Beogradit. Që tani kam disa kërkesa nga kampionati shqiptar dhe jam duke i shqyrtuar. Ka gjasa që në merkaton e janarit të rikthehem në Shqipëri, bashkë me dy futbollistë të tjerë serb, të cilët i kam pasur këtu në ekip.

Unë nuk e kam vendosur ende se ku do e vazhdoj karrierën, por nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit tim edhe te Besëlidhja ku kam kaluar disa sezone të suksesshme. Do të isha mjaft i kënaqur nëse do të mund ta mbyllja karrierën futbollistike në Shqipëri”, deklaroi mesfushori serb, Milan Gjorgjeviç. Nuk flitet për merkato në hyrje, por edhe në dalje. Në “lupën” e klubeve të Superiores është vënë mesfushori me tipare sulmuese, Oumar Turad Kamara. P.Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"