Largimi i Gugash Maganit, Trepça 89’ surprizon me trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 13:14

Largimi i Gugash Maganit, Trepça 89’ surprizon me trajnerin e ri

Peqinasi Gugash Magani dha dorëheqjen ditën e djeshme nga skuadra e Trepça 89’ pas humbjes në transfertë ndaj Prishtinës së Mirel Josës. Klubi nga Mitrovica ka emëruar ditën e sotme, trajner ish-ndihmësin e Maganit, Sabit Osmani.

Magani-1-768x508

Lajmi është konfirmuar nga presidenti Abedin Zeka, ndërkohë kujtojmë që Trepça 89’ në 3 vitet e fundit ka ndërruar plot 7 trajnerë.

44912886_1178272135653841_3246406079277432832_o

Rezultatet e dobëta sollën largimin e trajnerit shqiptar. Në 13 ndeshje Magani arriti të grumbullonte 15 pikë, teksa skuadra renditet në vendin e 9.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"