Largimi i Gavazajt, ja si e falenderon Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 14:45

Largimi i Gavazajt, ja si e falenderon Skënderbeu

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut i ka dhënë lamtumirën mesfushorit Enis Gavazaj duke falënderuar për atë çka dha me fanellën bardhëkuqe. Mesfushori 23-vjeçar u transferua tek rusët e Jeniseit në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

gavazaj

POSTIMI I SKËNDERBEUT

“Faleminderit Enis Gavazaj”

Klubi ka arritur sot të mbyllë me sukses kalimin e mesfushorit Enis Gavazaj tek ekipi Rus, FC Enisey!

23 vjeçari ka udhëtuar sot drejt Rusisë ku ka firmosur kontratën me klubin e tij të ri.

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ falenderon Enisin për kontributin e tij për fanellën bardhekuqe ku në 2 sezone zhvilloi 75 ndeshje.

I urojmë ish-mesfushorit bardhekuq shumë suksese me ekipin e ri”.

SK

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"