Largimi i Bufonit, trajneri Mançini gradon kapitenin e ri të Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 15:33

Largimi i Bufonit, trajneri Mançini gradon kapitenin e ri të Italisë

Ditën e djeshme, tekniku i ri i Italisë, Roberto Mançini bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e prezantimit të tij, ku ra në sy rikthimi i dy sulmuesve Zaza dhe Baloteli si dhe mungesa e legjendës Bufon, i cili u largua nga kombëtarja, si dhe mungesa e De Rosit dhe Kielinit të dëmtuar.

Mancini

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, pas largimit të kapitenit Bufon, shiriti do ti kalojë Leonardo Bonuçit, i cili do të jetë lideri i ri i Italisë. Pas gradimit si kapiten te skuadra e Milanit, ky është një tjetër vlerësim për qendërmbrojtësin italian.

bonuci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"