Largimi i Brahim Diaz, kush pritet ta trashëgojë fanellën me numrin 10 te Milani i Piolit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 16:24

Largimi i Brahim Diaz, kush pritet ta trashëgojë fanellën me numrin 10 te Milani i Piolit 

Brahim Diaz zyrtarizoi ditën e sotme rikthimin te Reali i Madridit duke i dhënë fund aventurës me kuqezinjtë e Milanit. 

milan-twitter-6

Ndërkohë, sipas raportimeve nga mediat italiane, në radhë për të trashëguar një numër të rëndësishëm në fanellës, 10-tën, është e Rafael Leao. Ylli portugez do të braktisë numrin 17 që ka mbajtur gjithmonë në shpinë me fanellën kuqezi. 

Një numër i lirë te Milani është dhe numri 7, por kjo ishte një zgjedhje e dytë e sulmuesit 23-vjeçar. Pas rinovimit të kontratës me kuqezinjtë deri në vitin 2028, portugeze duket se tashmë po ngul rrënjë afatgjate në Milano, ndaj edhe numri 10-të do ia rriste më shumë protagonizmin me klubin kuqezi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"