Largimi i Bledar Devollit, Bylisi i beson stolin Stavri Nicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 10:52

Largimi i Bledar Devollit, Bylisi i beson stolin Stavri Nicës

Trajneri i skuadrës së Bylisit, Stavri Nica, ka qenë dje në Ballsh dhe ka ndjekur miqësoren me Flamurtarin. Trajneri i ri i skuadrës ballshiote, nën shoqërinë e presidentit Besnik Kapllanaj, dje ka qëndruar në tribunë duke parë edhe testin e skuadrës së tij të re me vlonjatët që është zhvilluar dje në “Adush Muça”.

nica

Nica do të jetë në Ballsh dhe zyrtarisht do të nisë punën nesër. Trajneri, që ka nisur këtë sezon me kurbinasit, ka mbetur i kënaqur nga skuadra dhe sidomos qarkullimi i topit. Në Ballsh e kanë mirëpritur Nicën, madje ka pasur edhe shumë tifozë, të cilët kanë qenë të pranishëm dje në stërvitje për të ndjekur testin me kuqezinjtë.

“Po, trajneri ynë do të jetë Stavri Nica, i cili do të nisë punën nesër me skuadrën”, ka thënë presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj, dje pas miqësores me Flamurtarin në Ballsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"