Largimi i Bathës, kush do të jetë kapiteni i ri i Partizanit?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 20:18

Largimi i Bathës, kush do të jetë kapiteni i ri i Partizanit?

Me largimin e Idriz Bathës, shiriti i kapitenit ka mbetur i papërcaktuar se kujt do t’i shkojë për sezonin e ri. Duke përjashtuar surprizat, çështja e kapitenit pritet të përzgjidhet mes dy zv.kapitenëve të sezonit të shkuar, Labinot Ibrahimi dhe Lorenc Trashi.

kolici hallaci alla batha kukesi partizani

Por, gjasat janë që shiritin këtë sezon ta mbajë Trashi, i cili shikohet si titulluar i padiskutueshëm në krahasim me Ibrahimin, i cili së bashku me portierin Alban Hoxha nisin sezonin e gjatë me radhë pa ndërprerje me “demat e kuq”. Përveç shiritit në krah, Trashi pritet që në sezonin e ri të prezantohet edhe si mbrojtës i majtë, detyrë të cilën e ka bërë shpesh edhe në të shkuarën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"