Largimet te Kukësi, 3 futbollistë me “valixhe në duar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 16:22

Largimet te Kukësi, 3 futbollistë me “valixhe në duar”

Në përfundim të aventurës europiane, Kukësi ka dy javë kohë për të lëvizur në merkato, në mënyrë që të rikonfigurojë skuadrën për sezonin e ri futbollistik.

kUKESI

Nga situatat e kaluara deri më tani, duket se tre prej lojtarëve janë më të predispozuarit për t’u larguar. Sebino Plaku me shumë gjasa do të largohet dhe pritet të rikthehet te Kamza. Një tjetër që nuk është aktivizuar asnjë minutë në Europë, shihet gjithashtu me pak shanse qëndrimi dhe bëhet fjalë për brazilianin Roxher Rodriges. Edhe Vangjel Zguro gjithashtu pritet të largohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"