Largimet në masë nga Besëlidhja, lezhjani Pashkaj: Do të jetë viti im!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 22:14

Largimet në masë nga Besëlidhja, lezhjani Pashkaj: Do të jetë viti im!

Besëlidhja është në kulmin e pushimeve. Ato do të zgjasin deri kur presidenca ta shohë të arsyeshme të njoftojë futbollistët për datën e grumbullimit të ekipit.

bes

Alban Bruka është konfirmuar si trajner, por në radhët e lojtarëve ka vetëm largime. Të vetmit që ndihen deri diku të qetë, janë lezhjanët.

Njëri mes tyre është 20-vjeçari Erjon Pashkaj, që luan në pozicionin e sulmuesit. “Jam i vendosur që karrierën ta vazhdoj aty ku e nisa, te Besëlidhja. Sezonin e shkuar jam grumbulluar dhe stërvitur me ekipin e parë, madje fazën e tretë më janë dhënë edhe shumë minuta në dispozicion.

Në një ndeshje jam aktivizuar si titullar dhe ia dola të shënoja. Do jap maksimumin, për të kapur edhe formacionin sezonin e ri. Kam besim se Besëlidhja do ta përmbushë edhe detyrimin e saj: për t’u rikthyer në elitë. Tani jemi me pushime, por unë vijoj stërvitjen individuale për të ruajtur kondicionin tim fizik”, tha sulmuesi për gazetën.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"