Largime në “paketë”, klubi i Kategorisë së Parë “divorc” me 3 brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 14:25

Largime në “paketë”, klubi i Kategorisë së Parë “divorc” me 3 brazilianë

Mbyllen pushimet edhe për Turbinën. Sot skuadra do të zbarkojë në fushë për të nisur përgatitjet për fazën e dytë. Seanca e parë është programuar në kryeqytet dhe pritet që të ketë edhe surpriza.

turbinaaa

Cërrikasit kanë pësuar ndryshime, pasi zyrtarisht janë larguar tre futbollistë. Bëhet fjalë për brazilianët Kristian, Renato dhe Ronaldo.

Të treve u ka përfunduar kontrata dhe do të udhëtojnë drejt vendlindjes së tyre, në një kohë që asnjëra palë nuk ka negociuar për rinovim. Klubi ka menduar t’i zëvendësojë, por deri dje nuk ka bërë asnjë lëvizje.

Në të gjitha repartet ka nevojë të ndërhyhet, pasi niveli nuk ka qenë ai i duhuri dhe jo më kot rrezikojnë rënien në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë, pritet të zhvillohet një takim midis trajnerit Allamani dhe presidentit Gjoka, për të folur rreth merkatos dhe ecurisë së ekipit.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"