Largime në masë, Laçi zyrtarizon listën për turin e parë të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 15:12

Largime në masë, Laçi zyrtarizon listën për turin e parë të Ligës së Europës

Laçi, ashtu si ekipet e tjera që marrin pjesë këtë vit në Europë ka dorëzuar listën me lojtarët që do të federohen nga klubi kurbinas. Shorti i ka vendosur ata përballë qipriotëve të Anorthosist. Nivelet e të dy ekipeve janë larg, pasi qipriotët kanë eksperiencë më të gjerë në takimet europiane. Prenga ka marrë lojtarët që priteshin dhe lista nuk ka ndonjë risi.

Laci

Kujtojmë se Laçi këtë verë ka larguar shumë futbollistë. Është larguar Qaqi, Eskerda dhe Rexhinaldo, që kanë qenë pjesë stabël formacionit. Ndërkohë afrimet kanë qenë më të pakta. Laçi ka arritur të afrojë Eller, Hoxhalarrin, Vice, Kendes dhe Endi Hadroj. Më poshtë lista e afrimeve dhe largimeve së bashku me listën e të federuarve për në Europë.

largime

PORTIERË:
Gentian Selmani
Elton Vata
Klevis Hasanbelli

MBROJTËS:
Erjon Hoxhallari
Eglentin Gjoni
Taulant Sefgjini
Abdurrahman Fangaj
Endi Hadroj
Rudolf Popaj

MESFUSHORË:
Ndriçim Shtubina
Floart Jonuzi
Silvio Zogaj
Regi Lushkja
Nikolas Eller
Erisildo Smaci
Serxho Ujka

SULMUES:
Vice Kendes
Myrto Uzuni
Erion Dragoj
Redon Xhixha
Ded Bushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"