Largime me peshë dhe 15 afrime, shikoni të gjitha lëvizjet e Kukësit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 0:00

Largime me peshë dhe 15 afrime, shikoni të gjitha lëvizjet e Kukësit në merkato

Kukësi më në fund e ka gjetur bomberin që po kërkonte. Verilindorët firmosën me sulmuesin moldav Artiom Puntus. 26-vjeçari ka firmos një kontratë për dy vite duke i dhënë fund pritjes së klubit për sulmuesin që kishin kohë që e kërkonin.

pjimage (5)

Nga ana tjetër, Futboll Klub Kukësi njoftoi të shtunën se mbrojtësi, Kristi Marku është zyrtarisht futbollist i skuadrës verilindore. Futbollisti 26- vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Këto ishin dy goditjet përmbyllëse të Kukësit në merkato e verës që së bashku me Milunoviç i vendosën “kapak” merkatos. Në këtë dritare transferimi, verilindorët realizuan plot 14 afrime, ndërsa u larguan nga skuadra 11 futbollistë, ku spikasin emra të rëndësishëm si Eze, Limaj, Demiri, Ibraimi apo edhe Baravikas.

TABELA E PLOTË E TË GJITHA LËVIZJEVE TË KUKËSIT: 

Afrime: Ardit Hila, Klejdi Daci, Edison Ndreca, Edi Basha, Alija Kërniç, Kreshnik Bahtiri, Donald Rapo, Vitor Da Silva Feijao, Shqiprim Taipi, Pablo De Lukas, Jurgen Dushkaj, Eogen Sula, Kristi Marku, Artiom Puntus, Luka Milunoviç;

Largime: Matheus Leiria, Patrik Eze, Vesel Limaj, Godberg Kuper, Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç, Mate Tsintsadze, Blerim Kotobelli, Besir Demiri, Agim Ibraimi, Ersil Ymeri;

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"