Largime dhe “pazar” në Spanjë, Erzeni zhvendoset në Korçë/ Ja futbollisti me vlerë 125 mijë euro i piketuar nga trajneri Dede (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 9:49

Largime dhe “pazar” në Spanjë, Erzeni zhvendoset në Korçë/ Ja futbollisti me vlerë 125 mijë euro i piketuar nga trajneri Dede (VIDEO)

Ka largime nga Erzeni. Pas “valës” që nisi në korrik, firo ka pasur edhe ditët e fundit. Xhuljan Reçi nuk është i vetmi që ka dalë jashtë planeve, pasi dy ditë më parë është shpallur “divorci” edhe me dy lojtarë të tjerë. Noel Konduri e Haxhi Kacmoli nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

Erzeni

Ky i fundit ikën pas 10 vitesh nga shijakasit dhe vendimin e klubit nuk e ka pritur aspak mirë. Klubi po nxiton për të plotësuar organikën për sezonin 2021- 2022, ndërsa nën urdhrat e Nevil Dedes është vënë edhe një spanjoll.

Enzo

Bëhet fjalë për një mbrojtës, konkretisht Enco Mauro Arevalo Akosta. Ai kampionatin e fundit e ka mbyllur në Sllovaki, te Podbrezova.


Lojtari po stërvitet me ekipin dhe çështje ditësh do të vendoset për të ardhmen e tij, ndonëse firma është në prag. Vlera në “transfermarkt” e këtij lojtari është 125 mijë euro.

Enzo Erzeni

Sakaq, ekipi ka lënë Shijakun. Skuadra është zhvendosur në Korçë, atje ku do të vijojë fazën përgatitore. Klubi ka njoftuar se do të qëndrojnë deri më 28 gusht në qytetin juglindor dhe gjatë kësaj kohe do të zhvillojnë edhe miqësore. Shijakasit kanë pretendime të mëdha për këtë kampionat dhe revolucioni që kanë bërë është i dukshëm. Zgjodhën një emër të mirënjohur në stol dhe kanë bërë afrime vërtet cilësore për të qenë konkurrues në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"