Largim në masë i talenteve shkodranë nga Vllaznia, shpërthen Edi Martini: Drejtues ordinera, mbajnë afrikanë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2019 | 18:30

Largim në masë i talenteve shkodranë nga Vllaznia, shpërthen Edi Martini: Drejtues ordinera, mbajnë afrikanë dhe…

Ekipi i Besës, zyrtarizoi ditën e sotme një tjetër lojtar shkodran, si përforcim për sezonin e ri. Kavajasit morën në gjirin e tyre Egzon Shimajn, ndërkohë që pak javë më parë firmosën edhe me shkodranin tjetër, Uheid Hoxha.

edi martini

Për një largim të tillë në masë, të talenteve shkodranë nga ekipi i Vllaznisë, ka reaguar edhe ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Edi Martini.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Martini shprehet se drejtuesve të Vllaznisë duhet t’u vijë turp që marrin afrikanë në ekip, dhe nuk mbajnë djemtë e talentuar në shtëpi.

POSTIMI I EDI MARTINIT

Pas largimit të Hoxhës, vjen edhe largimi i Shimajt. A ju vjen turp ore drejtuesa ordinera, ore njerëz që veni firma me afrikanë e nuk mbani djemtë e talentuar që asnjë vend në Shqipëri nuk i ka. Po normal, kur nuk doni shtëpitë tuaja, nuk keni si me dashtë Vllazninë e Shkodrën.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"