Larg kreut, por Besa krenohet me tri talente. Ja lojtarët që pritet të shpërthejnë në të ardhme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 31, 2019 | 14:01


Larg kreut, por Besa krenohet me tri talente. Ja lojtarët që pritet të shpërthejnë në të ardhme

Besa është larg pritsh mërive dhe objektivit sezonal, por ka me çfarë të krenohet. Janë talentet e saj që po rriten ndjeshëm dhe që garantojnë një të ardhme më të bukur. Portieri Ilir Dobjani, mbrojtësi Aleksandër Kacbufi dhe sulmuesi Tedi Cara janë tre emra për t’u mbajtur shënim. Janë tre shokë të ngushtë që luajnë bashkë prej vitesh. Sezonin 2017-18 u shpallën fitues të Kupës dhe kampionë të Shqipërisë me U-17-ën e Besës, tani janë pjesë e skuadrës së parë. “Panorama Sport” sjell profilin e secilit prej tyre.

besa

ILIR DOBIANI (18 vjeç, portier) 

Do ta kujtojë gjatë këtë sezon, ku ka debutuar me të rriturit. Është 18 vjeç dhe është tashmë titullar, duke fituar konkurrencën me të tjerët. Një sportist shembullor që po ndjek traditën e portierëve të shquar kavajas ndër vite, si Qemal Vogli, Sulejman Maliqati, Shefqet Topi, Haki Arkaxhiu e Sotir Shkurti. Niveli i lartë e ka bërë Dobjanin pjesëtar edhe të Kombëtares U-19, ku ka luajtur në ndeshjet e fundit të kualifikuesve të Europianit.

fffff

ALEKSANDËR KACBUFI (18 vjeç, qendërmbrojtës) 

Parametrat fizikë, (190 cm) dhe eleganca në lojë e bëjnë Kacbufin një talent mjaft premtues. Pas U-17-ës dhe U-19-ës, tashmë është pjesë e Besës së madhe. Një lojtar model për respektimin e detyrave tekniko–taktike të ngarkuara nga stafi. Ka arritur të ingranohet mirë në mbrojtjen e Besës, mes lojtarëve me përvojë si Xhafa, Beqiri e Perja. Ka besimin e trajnerit Magani që e vlerëson më mirë se kushdo.

tedi-caraaaaa

TEDI CARA (19 vjeç, sulmues) – Që tani është shndërruar në një “bomber”. Për karakteristikat e lojës, shpejtësi, shkathtësi e teknikë, shumë tifozë në Kavajë e krahasojnë me Nimet Merhorin, ish-sulmuesin e shquar të viteve ’70- të. Me të rriturit e Besës ka nisur të luajë sapo mbushi 16 vjeç. Stazhi 3-vjeçar e ka “mbushur” me shumë besim e kurajë sulmuesin që shpreson të arrijë në kuotën e 20 golave me fanellën verdhezi. Tedi Cara ka luajtur me Kombëtaren U-19 dhe aktualisht aktivizohet me Kombëtaren U-20. Me 8 golat e shënuar në 12 javët e deritanishme i ka dhënë shumë pikë Besës. Një talent i pastër.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com