Lamtumirë shpenzimeve të çmendura, ja ndryshimi që ndodh në Kinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 10:22

Lamtumirë shpenzimeve të çmendura, ja ndryshimi që ndodh në Kinë

Lamtumirë super-rroga. Ndryshon futbolli kinez. Pas shpenzimeve të çmendura nga klubet e Superligës këto vitet e fundit, federata ka vendosur që prej vitit 2019 të prezantojë një seri rregullash të reja, mes të cilave spikat ai i vendosjes së një tavani për rrogat.

skysports-oscar-brazil-chelsea-transfer-window-shanghai-sipg_3862777

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Ksinhua”, federata po i bën këto ndërhyrje me shpresën për të frenuar investimet e çmendura të klubeve dhe promovuar zhvillimin e një kampionati të shëndetshëm. Limit shpenzimesh nuk do të ketë vetëm për rrogat, por edhe për transferimet dhe bonuset. Lojtarët do të firmosin kontrata e reja sipas rregullores së re, duke nisur nga viti 2019. Sesa do të jenë këto limite financiare, nuk janë përcaktuar ende. Por, klubet kanë nisur nga puna dhe po bashkëpunojnë që të jenë gati për sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"