Lamtumirë në verën e ardhshme, Barcelona do të humbasë veteranin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 15:11

Lamtumirë në verën e ardhshme, Barcelona do të humbasë veteranin e skuadrës

Do të ketë ende një revolucion në Barcelonë me lamtumirën e mundshme të Sergi Busketsit në verën e ardhshme.

buskets

Siç bën me dije portali spanjoll “Todofichajes.com”, në shënjestër të klubit katalanas do të ishte edhe profili i mesfushorit italo-brazilian të Çelsit, Zhorzhinjo, i cili nuk ka rinovuar kontratën që i skadon qershorin e ardhshëm.

Mund të lirohet falas dhe mund të përfundojë te Barcelona. Synimi i klubit katalanas është të arrijë nënshkrimin e lojtarit që në fund të janarit.

Në korrik të vitit të ardhshëm, Buskets do të mbushë 35 vjeç dhe nëse nuk i vjen oferta e duhur mund të vijojë karrierën në Shtetet e Bashkuara, sidoqoftë synimi i spanjollit duket qëndrimi në Europë për të paktën një sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"