Lamtumira pas 22 vitesh dhe 674 ndeshjes, Barça i përulet “Don Andresit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 12:24

Lamtumira pas 22 vitesh dhe 674 ndeshjes, Barça i përulet “Don Andresit”

Dhe më në fund er dhi dita. Dita e parë e një jete të re. Jo domosdoshmërisht e keqe, por e ndryshme. Nuk do të jetë njëlloj sepse është e vështirë të gjesh një lojtar që t’i bashkojë të gjithë. Quhet Andres Iniesta. Nuk është i bukur, nuk është me muskuj dhe nuk është shumë i gjatë.

Iniesta

Por i aftë dhe me vullnet për të kaluar çdo mur që i doli përpara. Fillimisht dirigjoi fitoren e fundit të Barcelonës dhe pastaj u largua mes lotësh në pankinë. I dha shiritin Mesit dhe dëgjoi me krenari të gjithë stadiumin që thoshte emrin e tij.

Filipe Kutinjo i jep fitoren Barcelonës, por duartrokitjet janë të gjitha për “Don Andres Iniestën”, i cili ngre në këmbë të gjithë stadiumin dhe mes lotësh del nga fusha në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Barcelonës. Pas 674 ndeshjesh, 57 golash dhe 32 trofesh, largohet nga futbolli europian një nga më të mëdhenjtë e Spanjës, por ndoshta edhe të Europës. Numri tetë i përmbysur tregon infinitin, përjetësinë, pafundësinë…

Iniesta 2

Ashtu si Iniesta për Barcelonën. Ai që i mahniti të gjithë me magjitë e tij, klasin, perfeksionin dhe gjithç- ka bënte në fushën e lojës. Në mbrëmjen madhështore dedikuar gjeniut të futbollit, Barcelona mbyll një sezon spektakolar në kampionatin spanjoll duke triumfuar 1-0 kundër Sociedadit. E firmosi një “magji” e Kutinjos, e cila i çoi blaugranët në kuotën e 93 pikëve. Por këto kanë shumë pak rëndësi në një kampionat që ishte vendosur prej disa javësh.

FESTA- Në fund të ndeshjes një festë madhështore për titullin kampion dhe fjalët prekëse të kapitenit Iniesta. Mes prozhektorëve, bliceve të aparateve dhe lotëve, ai u përshëndet me të gjithë. “Erdha si fëmijë këtu dhe po largohem burrë. Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar këtë emocion të madh që po përjetoj. Jam i lumtur që kam luajtur në këtë skuadër të madhe.

4004

Është një ditë e vështirë sepse largohem pas 22 vjetësh. Rroftë Barcelona! Rroftë Katalonja!”, ishin fjalët e fundit të tij si lojtar i Barçës. Tani do të shkojë t’u mësojë futbollin të tjerëve, kudo qoftë. Në Amerikë apo në Azi. Ne në Europë duhet thjesht ta falënderojmë!

Përgatiti: GENTJAN ALINANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"