Lamtumira e një legjende, Gigs largohet nga Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2016 | 16:44

Lamtumira e një legjende, Gigs largohet nga Mançester Junajtid

Rajan Gigs i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Mançester Junajtid pas 29 vitesh te ky klub, ndërsa në deklaratën e tij për shtyp i ka kujtuar Zhoze Murinjos se në ADN-në e klubit ishte futbolli sulmues si dhe fakti që të rinjve u jepej gjithmonë shansi të tregonin vlerat e tyre.

35CC526F00000578-3666675-image-m-10_1467231363068

Gigs, në deklaratën e lamtumirës, falënderoi klubin për mundësitë që i kishte dhënë, mbi të gjithë Aleks Ferguson, ndërsa konfirmoi se po mendonte për një të ardhme si trajner.

“Është e shëndetshme të kesh pritshmëri të mëdha, është e drejtë që të presësh që të fitosh. Mançester Junajtid pret dhe meriton asgjë më pak se kaq. Ndaj është një vendim shumë i madh për mua që të largohem nga klubi i cili ka qenë jeta ime që në moshën 14 vjeçare. Nuk ka qenë një vendim që e kam marrë lehtësisht. Do të marr me vete shumë kujtime speciale ashti si dhe një jetë me eksperiencë që unë shpresoj të më ndihmojnë sa më mirë në të ardhmen.

Tani duket sikur është koha e duhur dhe ndonëse nuk kam asnjë plan afatshkurtër për t’u bërë trajner, kjo është rruga që dua të zgjedh.

35CC525B00000578-3666675-image-a-12_1467231928530

Dua të uroj Zhoze Murinjon në emërimin e tij si trajner i klubit më të madh në botë. Ka vetëm pak fitues të provuar në nivelet më të larta dhe Zhoze është padyshim një prej tyre. Jam i sigurt që tifozët do ta mirëpresin atë”, shkruhej në deklaratën e Gigs.

Ish-mesfushori uellsian ka luajtur 963 ndeshje me Mançester Junajtid, nga vitit 1991, deri në vitin 2015 dhe fitoi 36 trofe me këtë skuadër, mes të cilëve 12 tituj kampion në Angli dhe 2 Liga Kampionesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"