Lamtumira e Markizios, ja mesazhi i tij për fanellën bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 10:52

Lamtumira e Markizios, ja mesazhi i tij për fanellën bardhezi

Markizio tashmë nuk është më një futbollist i Juventusit. Ai e ndërpret “ëndrrën” e tij pas 25 vjetësh. Mesfushori ka qenë pjesë e klubit që në moshën 8 vjeçare dhe i duhet të largohet pasi nuk ka më peshën që ka pasur përpara disa viteve. 32 vjeçari është kushtëzuar edhe nga dëmtimet.

39442332_2367140796645781_5349185371198455808_n

“Një mije mendime dhe një mijë imazhe më kanë shoqëruar gjatë natës. Nuk ndaloj së pari këtë fotografi dhe këto vija në të cilat kam shkruar jetën time si një njëri dhe si një futbollist. E dua këtë fanellë kaq shumë, saqë pavarësisht gjithçkaje, jam i bindur se e mira e ekipit vjen e para. E kam këtë parim edhe në një ditë si kjo. Ju jeni pjesa më e bukur e kësaj historie të mrekullueshme, për këtë arsye brenda pak ditësh do të keni një përshëndetje speciale.” shkruan në postimin e tij ish-mesfushori bardhezi.

markiz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"