Lamtumira e Lorik Canës, reagon Etrit Berisha: E mora inat për tërheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 16:20

Lamtumira e Lorik Canës, reagon Etrit Berisha: E mora inat për tërheqjen

Etrit Berisha dhe Lorik Cana kanë raport miqësor me njëritjetrin. Të hënën në mbrëmje, Cana i dha lamtumirën futbollit, por Berisha nuk ka mbetur i kënaqur nga ky vendim, aq sa ka reaguar në rrjetet sociale duke vlerësuar maksimalisht ish-kapitenin kuqezi.

Cana dhe Berisha

“Kusho, të them të drejtën të pranoja vendimin e tërheqjes tënde nga futbolli ishte i vështirë. Sikur mbaja një lloj inati. Do t’i mbaj me vete kujtimet më të mira. Ishte një lider në fushë dhe vëlla jashtë saj. Të falënderoj për gjithçka që ke dhënë dhe për emocionet që na ke sjellë, duke qenë i bindur që do kontribuosh prapë për Kombin tonë”, shkruan Etrit Berisha në rrjetet sociale.

Raporti special mes Berishës dhe Canës u krijua jo vetëm në Kombëtare, po gjithashtu në skuadrën e Lacios ku duhet të ndanin shumë kohë me njëri-tjetrin në grumbullime dhe në stërvitje. Cana e ndihmoi shumë Berishën të përshtatej me realitetin italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"