Lamtumira e Halilit: Peng vetëm titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2015 | 14:47

Lamtumira e Halilit: Peng vetëm titulli

Kukesi-Kairat 0-0, portieri HalilajArgent Halili zyrtarisht nuk është më pjesë e Kukësit. Gardiani vlonjat dje ka tërhequr dokumentacionin nga zyrat e klubit ku dhe është larguar përfundimisht nga verilindorët. Argent Halili ka qenë një nga shtyllat e ekipit në tre sezonet e kaluara. “Pas tre sezonesh largohem nga ekipi i Kukësit.

Kam kaluar tre vitet më të mira deri tani në karrierë. Largohem nga skuadra me kokën lart, pasi kam dhënë maksimumin për këtë ekip.

Arrita të hyj në histori për tre vite: 3 vite nënkampion, 2 herë finalist i Kupës dhe arritja më e madhe, kalimi i tre tureve në Ligën e Europës. I vetmi peng që më ka mbetur është mosfitimi i një trofeu. Pas largimit, dua të falënderoj të gjithë ata djem që kanë qenë pjesë e këtij ekipi në këto arritje, tifozët dhe drejtuesit”, shprehet Halili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"