Lampard u shkarkua, Murinjo sulmon Ambramoviçin: Futbolli modern është brutal!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 10:22

Lampard u shkarkua, Murinjo sulmon Ambramoviçin: Futbolli modern është brutal!

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajneri i bluve të Londrës, i shkarkuar dy herë nga Roman Abramoviç (2007 dhe 2015), portugezi nuk e kursen një shigjetë në drejtim të rusit.
abramovich-rechaza-30-millones-por-mourinho-38423
“Unë nuk mendoj se në këtë moment Frenk ka nevojë për telefonatën time apo të flasë me këdo tjetër përveç rrethit të tij të ngushtë, që janë familja dhe shokët e ngushtë. Por, sigurisht që unë jam gjithnjë i trishtuar kur një koleg humbet vendin e punës dhe sigurisht që Frenk nuk është vetëm një koleg, por një njeri i rëndësishëm në karrierën time. Por ky është brutaliteti i futbollit, veçanërisht i atij modern”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"