Lampard i thur elozhe sulmuesit të tij: Mund të arrijë nivelet e Salah dhe Mane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 17:14

Lampard i thur elozhe sulmuesit të tij: Mund të arrijë nivelet e Salah dhe Mane

Krstian Pulisiç u transferua verën e kaluar nga Dortmund tek Çelsi. Sulmuesi në fillim hasi vështirësi të përshtatej me Premier Ligën. Por kohët e fundit duket se e ka gjetur veten pasi ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

pulisic

Pulisiç në fitoren 2-1 kundër Mançester Sitit ndeshje që i dha titullin Liverpulit shënoi një super gol. Së fundmi trajneri i Çelsit Frank Lampard i thur elozhe lojtarit të tij: ““Pulisiç mund të bëhet një lojtar i madh, në Bundesligë bënte diferencën pavarësisht moshës së re. Kishte pritshmëri të mëdha për të në momentin që erdhi te Çelsi, por nuk duhet të harrojmë faktin që është një lojtar i ri.

I mungon vetëm të bëjë atë kapërcimin e madh, kalimin në një nivel tjetër, për të mbërritur në nivelin e Sterling, Salah dhe Mane. Ka rëndësi të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të mbërritur në ato nivele, por e ka talentin për ta bërë“, deklaron Lampard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"