Lampard eliminon Murinjon, Junajtid dështon në Kupë. Siti fitore edhe me “stolin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 23:28

Lampard eliminon Murinjon, Junajtid dështon në Kupë. Siti fitore edhe me “stolin”

Mançester Siti ia doli të kualifikohej në ndeshjen e Carabao Cup në Angli ndaj Oksford Junajtid, me shifrat 3-0. Guardiola kishte lënë pushim disa titullarë, por kualifikimi nuk u vu në diskutim ndaj ekipit të divizionit të katërt anglez, me golat që u shënuan nga Gabriel Zhezus, Mahrez dhe Foden.

gjakafks

Situata aspak pozitive vazhdon për Mançester Junajtid. Ekipi i Murinjos, u la befasisht jashtë Kupës, nga Derbi, që drejtohet nga Frenk Lampard. 90 minutat e rregullta përfunduan në shifrat 2-2, por pas 16 penalltish, miqtë e Derbit fituan me shifrat 7-8, duke mos gabuar asnjëherë nga pika e bardhë, e kështu lanë jashtë “djajtë e kuq”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"