Lampard drejt shkarkimit, Abramoviç ka gati trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 9:56

Lampard drejt shkarkimit, Abramoviç ka gati trajnerin e ri

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit. Trajneri i bluve të Londrës, Frenk Lampard rrezikon seriozisht shkarkimin.

lampard

Presidentit Roman Abramoviç duket se i ka sosur durimi, teksa pritet t’i besojë stolin një eksperti si Alegri. Italiani vazhdon të jetë pa punë që pas largimit nga Juventusi në përfundim të sezonit 2018-2019, teksa shanset janë të mëdha që ai të marrë drejtimin e Çelsit.

masimiliano alegri1

Në 19 ndeshje blutë e Londrës kanë grumbulluar 29 pikë dhe për momentin renditen në vendin e nëntë në Premier Ligë. Kjo situatë nuk mund të kapërdihet lehtë nga drejtuesit e Çelsit, duke marrë parasysh shpenzimet marramendëse që kjo skuadër bëri në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"