Lakuriqi i natës në logon e Valencias dhe kulmi i epidemisë në Bergamo, tani marrin formë edhe… teoritë konspirative

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 0:11

Lakuriqi i natës në logon e Valencias dhe kulmi i epidemisë në Bergamo, tani marrin formë edhe… teoritë konspirative

“Ushqim” për konspirativët… “Ekipi i futbollit të Valencias është klubi sportiv më i goditur në Europë nga koronavirusi. Zyrtarisht 35% e gjithë skuadrës dhe stafit mbështetës rezultojnë të prekur nga COVID-19. Mediat italiane shkruajnë se ndeshja Atalanta (Bergamo) – Valencia, e cila u luajt në San Siro më 19 shkurt, ishte një “bombë biologjike”.

valencia

Jo rastësisht, dy shtetet më të prekura të Europës nga virusi janë Spanja dhe Italia. Jo rastësisht, qytetet më të goditura në Itali janë Milano (qyteti ku u zhvillua ndeshja e “Champions League”) dhe Bergamo (40 mijë tifozë nga 120 mijë banorë që ka qyteti gjithsej, ishin atë ditë në stadium). Koinçidenca ironike: pjesë e logos zyrtare të klubit të Valencias, që nga viti 1921, është një lakuriq nate”, shkruan gazetari i njohur Erl Murati në “Facebook”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"