Lajpcigu kërkon me ngulm lojtarin e Milanit, Verner do Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 19:11

Lajpcigu kërkon me ngulm lojtarin e Milanit, Verner do Anglinë

Skuadra e Lajpcigut është duke kryesuar me meritë kampionatin gjerman. Kampionët e dimrit në Bundesligë kanë një organikë të pasur me lojtarë cilësorë. Por trajneri Julian Nagelsman kërkon që skuadra të përforcohet ende më shumë për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. 

piontek

Në shënjestër është vënë sulmuesi polak që luan për Milanin, Kristof Piontek. Numri 9 i kuqezinjve që erdhi me shumë bujë nga Xhenoa në sezonin e kaluar rrezikon të mbetet në stol pas ardhjes së 38-vjeçarit, Zlatan Ibrahimoviç. Gjermanët janë të gatshëm të bëjnë një sforco për lojtarin me Milanin që kërkon të paktën 30 milionë euro për të mos rrezikuar që bilanci ekonomik në fund të sezonit të jetë me minus. Nëse skuadra gjermane do të shpenzojë kaq shumë, pritet për t’u parë.

verner

VERNER 

Timo Verner, sulmuesi i Lajpcigut i kundërpërgjigjet drejtorit sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç pas fjalëve të këtij të fundit kundër lojtarit. “Timo nuk është një lojtar që bën për Bajernin”, kishte thënë Brazo. Ndërkohë, Verner i është përgjigjur duke thënë se: “Jam vetëm 23 vjeç dhe deri tani mendoj se kam bërë shumë mirë. Kam të gjithë kohën e botës për të mësuar më shumë dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. E ardhmja? Për momentin jam i përqendruar te skuadra ime. Të ardhmes nuk i dihet. Më pëlqen shumë kampionati anglez. Premier Liga është shumë interesante dhe aty luajnë shumë lojtarë të mirë. Çdo javë është e mbushur me ndeshje të mëdha, pasi skuadrat janë shumë afër njëra-tjetrës dhe luhet për gjithçka, me përjashtim të titullit që mendoj se këtë sezon do të shkojë për skuadrën e Jurgen Klopit. Ata janë të papërmbajtshëm. Një makineri golash. Është bukur kur i ndjek”, tha Timo Verner për “NTV”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"