Lajmi tronditës që i pikëlloi të gjithë, ja si ndodhi vdekja e legjendës Maradona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:50

Lajmi tronditës që i pikëlloi të gjithë, ja si ndodhi vdekja e legjendës Maradona

Një lajm tronditës u raportua nga mediat argjentinase së fundmi. Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, humbi jetën në moshën 60-vjeçare.

Maradona55

I vogël e i madh kanë reaguar në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale, duke ndjerë keqardhje për humbjen e ‘10-shit’ të famshëm të Argjentinës.

Maradona javën e kaluar iu nënshtrua një operimi në tru dhe mjekët kishin raportuar se gjithçka kishte shkuar mire. Por gjendja e tij u përkeqësua sot, teksa Maradona ai pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij (që ne gjuhën mjekësore quhet atak respirator).

Raportohet se dhjetëra mjekë ndodhen tani në vendin e ngjarjes dhe pritet nga momenti në moment që të konfirmohet edhe nga ekspertiza mjekësore shkaqet e humbjes së jetës së legjendës së futbollit. Gjatë 10 viteve të fundit, i ndjeri ka pasur probleme të ndryshme shëndetësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"