Lajmi i hidhur për sportin shqiptar, ndërron jetë ish-gjyqtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 23:31

Lajmi i hidhur për sportin shqiptar, ndërron jetë ish-gjyqtari

Një lajm i hidhur për komunitetin e basketbollit, pasi ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare gjyqtari i shquar Faruk Rizvanolli.

shiriti-dite-zie-665x420-433x300

Ai ishte ndër më të vlerësuarit e gjyqtarëve në vitet ’60, ’70, ’80, kohë në të cilën basketbolli ynë pati një zhvillim të vrullshëm dhe ndeshjet ndiqeshin nga mijëra shikues në pallatet e sportit.

Rizvanolli dallohej për aftësitë profesionale dhe ndershmërinë e lartë në gjykim. FSHB dhe gazeta i shprehin ngushëllimet më të përzemërta familjes për këtë humbje të madhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"