Xhevahir Sukaj humbet ndeshjen me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 14:29

Xhevahir Sukaj humbet ndeshjen me Flamurtarin

Xhevahir Sukaj do të jetë mungesa e madhe e Vllaznisë në takimin e nesërmen në Vlorë ndaj Flamurtarit. Vetë sulmuesi konfirmoi pak minuta më parë për “Panorama Sport”, se nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim për shkak të dëmtimit që pësoi në stërvitjen e një dite më parë.

sukajj

Pas konsultimit me stafin mjekësor, është vendosur që shkodrani të mos rrezikojë, duke qenë se të mërkurën e ardhshme është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Kamzës. Kësisoji, pritet që Sukaj të rikthehet në fushë pas pesë ditësh. Nesër trajneri Gjoka me shumë mundësi do t’i besojë Andi Ribajt majën e sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"