Vetëm 0,7 litra karburant përjashtojnë Fetel dhe i heqin podiumin në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 23:04

Vetëm 0,7 litra karburant përjashtojnë Fetel dhe i heqin podiumin në Hungari

Sebastian Fetel ka marrë një goditje të rëndë sot, teksa i është hequr vendi i dytë në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Gjithçka, për vetëm 0,7 litra karburant.

fetle

Piloti gjerman bëri një garë shumë të mirë dhe me meritë shkoi deri në vendin e dytë, duke luftuar shpesh edhe për kreun që i shkoi Sebastian Okon. Por në fund të garës, ai ndali makinën në pistë duke mos arritur ta çonte deri në bokse, pasi i mungonte karburanti.

Sipas rregullores, në çdo makinë duhet të ketë të paktën një litër karburant rezervë që të kontrollohet nga komisarët e pistës. Por Fetel kishte vetëm 0,3 litra ne njëvendshen e tij dhe kjo bëri që ndaj tij të hapej procedim. Në darkë, organizatorët vendosën që Fetel të skualifikohet dhe kështu ka ndryshuar renditja e garës, me vendin e dytë që i ka shkuar Hemilton dhe me të tretin që i shkoi Sainz të Ferrarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"