Vendimi i papritur i Arjen Roben: Nuk do luaj më futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2019 | 17:57

Vendimi i papritur i Arjen Roben: Nuk do luaj më futboll

Ka pasur shumë spekulime në javët e fundit, se ku e do e vazhdojë karrierën Arjen Roben, pas epokës mjaft të suksesshme tek Bajerni i Mynihut.

arjen roben

Por, ditën e sotme, 35-vjeçari ka njoftuar se e ka mbyllur tashmë me futbollin e luajtur. Në një deklaratë të hapur, Roben shprehet se ky është vendimi më i vështirë për të, ndërsa për median gjermane “Kicker”, diçka të tillë e ka konfirmuar edhe babai i holandezit.

“Kam vendosur që ta mbyll karrierën time si profesionist. Pa dyshim, është vendimi më i vështirë, që më është dashur të marr ndonjëherë në jetë. Një vendim, në të cilin ‘zemra’ dhe ‘mendja’ përplaseshin me njëra-tjetrën. Dashuria për lojën të jep bindjen se ende mund të përballesh me gjithë botën, përballë realiteti se jo çdo gjë shkon ashtu si ti e do, dhe nuk je më djali 16-vjeçar që nuk e njeh dëmtimin. Për momentin, jam me shëndet dhe në formë, dhe si një tifoz i futbollit dhe shumë sporteve të tjera, dua të vazhdoj me këtë stil jete edhe në të ardhmen. Kështu që, do më duhet të ndaloj, por më mirë kështu” – shkruan Roben në një deklaratë të tijën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"