Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Koronavirus në vend, ja rastet e reja dhe harta e përhapjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 10:36

Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Koronavirus në vend, ja rastet e reja dhe harta e përhapjes

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.msh

Dy qytetare kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të prekura nga koronavirusi dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë tha se një 67 vjecare dhe një 73 vjecare të dyja nga Tirana kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

“Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive”, tha ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"