U dhunua nga djali i shefit të klubit, arbitri Kola bën kallëzim në polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 23:13

U dhunua nga djali i shefit të klubit, arbitri Kola bën kallëzim në polici

Gjyqtari Klajdi Kola sapo ka bërë një kallëzim në polici, pasi u godit ditën e sotme në ndeshjen Shkumbini-Veleçiku, nga djali i shefit të klubit shkumbinas Astrit Isaji, Albano Isaji.

Klajdi Kola

Mesfushori i Shkumbinit, e goditi me grusht gjyqtarin Kola, sapo përfundoi ndeshja, një ngjarja skandaloze në mes të Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e play-out në Kategorinë e Parë. Pas kësaj ndeshje, të fituar nga Veleçiku, me rezultatin 0-1, Shkumbini rrëzohet në Kategorinë e Dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"