Turi i Shqipërisë/ Aksidentohet një çiklist italian, sillet me helikopter në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2019 | 19:48

Turi i Shqipërisë/ Aksidentohet një çiklist italian, sillet me helikopter në Tiranë

Turi i 76-të Çiklistik i Shqipërisë vijoi sot me etapën e katërt, teksa nuk munguan as incidentet. Çiklisti italian Masimo Rosa u aksidentua në afërsi të Sarandës, teksa u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Sarandë.

Ciklizmi2

Mësohet se 23-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht. Pas ndihmës së parë, u vu re se gjendja e tij ishte me probleme shqetësuese.

Ciklizmi

Ciklisti kishte dëmtim të anësive të sipërme dhe të poshtme me laceracione, plage të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave të anësive të sipërme, për rrjedhojë nga konsulta mjekësore u vendos transportimi i tij me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"