Trajneri Manzoni largohet nga drejtimi i Dinamos, ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 11:55

Trajneri Manzoni largohet nga drejtimi i Dinamos, ja arsyeja…

Mauro Manzoni nuk do të jetë më trajner i Dinamos. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Drejtuesit e bluve bëjnë me dije se marrëdhëniet me italianin janë ndërprerë pas vetëm 1 muaj në krye të stolit, për arsye familjare.

Manzoni

“Panorama Sport” mëson se ditën e sotme pritet të mbërrijë edhe tekniku i ri, që do të tentojë të nxjerrë skuadrën kryeqytetase nga krizë, ku në 8 javët e para ka siguruar vetëm 1 pikë. Drejtuesit iu kanë komunikuar lojtarëve se trajneri i ri do të vijë sërish nga Italia dhe do të jetë me një CV tepër të pasur.

Një çështje tepër shqetësuese te klubi dinamovit, mbeten edhe pagat. Drejtuesit iu kishin premtuar lojtarëve që ditën e djeshme, do të merrnin pagat për 3 muajt e papaguar, por kjo gjë nuk ndodhi…

 

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Zyrtare/ Mauro Manzoni largohet nga drejtimi i Dinamos.

Tekniku italian ndërpret mardhëniet me klubin blu, pas vetëm 1 muaji në krye të stolit Dinamovit për arsye familjare.

F.K. Dinamo e falenderon për bashkëpunimin dhe i uron suksese në vazhdim!

Dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"