Trajneri i ri i Kamzës, ndryshojnë sërish planet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2019 | 19:47

Trajneri i ri i Kamzës, ndryshojnë sërish planet

Ndryshim planesh te Kamza. Klubi që këtë vit do e nisë në Kategorinë e Dytë, kishte parashikuar që të merrte në stol trajnerin Sinan Bardhi, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve.

kAMZA22

Palët pas bisedimeve, nuk kanë rënë dakord, dhe Bardhi nuk do të jetë në krye të Kamzës. ”Kam biseduar para pak ditësh, por nuk ramë dakord” – ka konfirmuar për gazetën trajneri Sinan Bardhi.

Ndërkohë, stërvitja e ditës së sotme është drejtuar nga trajneri Ergys Luga. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, tekniku Luga deklaroi: “Jam i përkohshëm, derisa të marrë udhë skuadra e Kamzës, sepse do të largohem në Kinë ku kam dhe një ofertë me një nga klubet kineze”.

ergys luga

(Ergys Luga)

Gjasat janë që nesër Bardhi të zyrtarizohet në krye të një ekipi në Kategorinë e Parë, prandaj dhe marrëveshja është prishur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"