Tirana sfidon kampionët e Gjeorgjisë, ndeshja do të luhet në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:59

Tirana sfidon kampionët e Gjeorgjisë, ndeshja do të luhet në transfertë

Tirana mëson ditën e sotme kundërshtarin për turin e parë në Ligën e Kampionëve. Shorti ka vendosur që Tirana të përballet me gjeorgjianet e Dinamo Tibilisi.TIA

Në rast fitimi të ndeshjes, bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt  në rast humbje, atëherë ekipi i Egbo do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Kryeqytetasit ishin vendosur në grupin e 4-t nga UEFA ditën e djeshme, teksa tashmë do të masin forcat me skuadrën e gjeorgjiane dhe do të luhet në transfertë, pasi kështu u vendos nga goglat.

Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ku do të ketë minuta shtesë dhe penallti nëse është e nevojshme.

Ndërkohë ditën e nesërme do të hidhet edhe shorti për Ligën e Europës, aty ku janë 3 skuadra shqiptare, Kukësi, Laç dhe Teuta.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"