Tashmë është zyrtare, klubi i Superiores shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 23:26

Tashmë është zyrtare, klubi i Superiores shkarkon trajnerin

Tashmë është zyrtare, Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Laçit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kurbinas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Shkarkimi i vlonjatit ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta, teksa humbja ndaj Kastriotit duket se ka rezultuar fatale.

mezani

Në 15 ndeshje nën drejtimin e Mezanit, Laçi regjistroi 8 humbje dhe 1 barazim, teksa u eliminua edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive.


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"