Takim kokë më kokë, Halili-Mema, përmbyset situata. Njihuni me vendimin përfundimtar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 18:20

Takim kokë më kokë, Halili-Mema, përmbyset situata. Njihuni me vendimin përfundimtar…

Përmbyset situata për sa i përket të ardhmes së trajnerit Ardian Mema. 1 pikë në 3 ndeshje i dhanë një tronditje të fortë projektit fitues të Tiranës, një ecuri negative e cila i ka kushtuar shumë klubit dhe vendosi ndjeshëm në pikëpyetje të ardhmen e teknikut bardheblu.

halili mema

Presidenti Refik Halili i dha sinjalet e para të një krisje më trajnerin fill pas humbjes në derbi kundër Partizanit, ku në mënyrë indirekte bëri përgjegjës trajnerin dhe stafin, një humbje e cila u pasua me një tjetër rezultat zhgënjyes, barazimi 2-2 kundër Flamurtarit.

Palët kanë negociuar gjatë këto ditë, ku kërkohej një ndërprerje e kontratës me mirëkuptim, plus që Mema është një emër i madh i familjes bardheblu, kërkohej një largim i butë.

Pikërisht detajet e kontratës, ana financiare dhe emri i madh që përfaqëson Mema kanë bërë që palët ti japin më shumë kohë njëri-tjetrit me shpresën që situata do të përmirësohet pas pauzës që vjen nga angazhimi i Kombëtares. Tekniku kryeqytetas konfirmoi për “BalkanWeb” si do të vijoj të jetë trajneri i Tiranës, lajm ky i konfirmuar zyrtarisht dhe nga drejtuesit e klubit bardheblu.

MARRË NGA: Balkanweb.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"